Tolgahan zbulon arsyen pse nuk ndihet i huaj në Shqipëri: Djali im...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:30 13-10-2019 Tolgahan zbulon arsyen pse nuk ndihet i huaj në Shqipëri: Djali im...

Aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman ka folur për lidhjen e tij me Shqipërinë, pasi është martuar me missin, Almeda Abazi.

Tashmë ata kanë edhe një djalë që e kanë pagëzuar me emrin, Efehan.

Së fundmi, aktori ka vizituar Kosovën dhe ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku foli për familjen dhe sigurisht për të birin.

Ai tha se Efehan është gjysmë shqiptar dhe kjo është arsyeja përse nuk ndihet si i huaj sa herë që vjen në trojet shqiptare.

“Është diçka shumë e bukur që gruaja ime është shqiptare nga Tirana. Për shkak të kësaj, edhe djali im është gjysmë shqiptar. Unë nuk ndihem i huaj këtu. Kjo është edhe toka ime. Në Tiranë shkoj shumë shpesh, shpresoj që në vijim edhe vizitat në Kosovë të jenë të shpeshta”, u shpreh Tolgahan.

Untitled-5-460x450.jpg

190bbe0792b16adb754200c394de2bbc.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023489952087402
array(1) { ["section"]=> string(72) "tolgahan-zbulon-arsyen-pse-nuk-ndihet-i-huaj-ne-shqiperi-djali-im-181899" }