Deputeti i PS, Tom Doshi para pak minutash ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tij. Pas daljes Doshi tha për mediat se çështja do të zbardhet dhe se çdo gjë që ka thënë është e vërtetë.
"Hetimet vazhdojnë dhe Prokuroria ka tashmë material të bollshëm. E rëndësishme për median dhe opinionin publik është që ngjarja është e vërtetë dhe gjithçka do zbardhet". I pyetur nga gazetarët për provat që ka dorëzuar Doshi tha: "Për shkak të sekretit të hetimit nuk tregoj provat që kam dorëzuar".
Kjo është hera e shtatë që deputeti paraqitetet në Prokurori. Ditën e djeshme ( 16 mars, e hënë) Doshi u paraqit në Prokurori për të dorëzuar kërkesën zyrtare për hetues ndërkombëtarë pasi më herët ka shpehur se nuk ka besim te institucioni i Prokurorisë. Menjëhërë pas dorëzimit të kërkesës së tij edhe Partia Demokratike doli para mediave duke kërkuar gjithashtu hetim ndërkombëtar për çështjen “Doshi”.