Tom Doshi i dënuar dy herë, është përfshirë në një plagosje të rëndë me thikë. Ja faksimilet

Publikuar tek: aktualitet, më 07:32 02-10-2015 Tom Doshi i dënuar dy herë, është përfshirë në një plagosje të rëndë me thikë. Ja faksimilet

Deputeti Tom Doshi rezulton dy herë i dënuar. Kështu sipas faksimileve të botuara nga gazeta “Dita”, deputeti është dënuar për armëmbajtje pa leje në bazë të një vendimi të dytë nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Durrësit. Ky vendimi takon datës 25 maj të vitit 1990 dhe mban numrin 18. Ngjarja ku është përfshirë Doshi është një plagosje e rëndë me thikë. Deputeti dhe tre shokët e tij, asokohe ushtarë janë konfliktuar me një grup të rinjsh nga qyteti i Durrësit kur për pasojë kanë plagosur rëndë dy prej tyre.

Në vendimin e gjyqit sipas asaj që publikon "Dita"lexohet:

“Që në bufe Sera të pandehurit kanë ardhur në qejf nga të pirët dhe kanë filluar të thërrasin me zë të lartë, shajnë popullin e Durrësit dhe qytetin e Durrësit. Pasi kanë dalë nga bufe Sera dëshmitari Bashkim është ndarë me të pandehurit dhe katër të pandehurit sic ishin të pirë kanë urinuar prapa bufesë dhe kanë vazhduar rrugën në qendër të qytetit Durrës duke thirrur me zë të lartë fjalë të ndyrasi popull shkërdhatë, qytetarë shkërdhatë,etj sjellje e veprime këto që kanë prishur qetësinë në bulevard dhe kanë tërhequr vëmendjen e popullit që bënte xhiro, pasi ishte një ditë pushimi e djelë…”

Pas kësaj ka ardhur momenti i sherrit dhe plagosja.

Vendimi sqaron se një grup të rinjsh durrsakë në stolat e lulishtes në qendër të qytetit të prekur nga fjalët e grupit të 4 ushtarëve të dehur, ka reaguar ndaj tyre duke u kërkuar të pushojnë.

Gjithcka më pas ka shkuar keq.

Grupi i ushtarëve Tom Doshi, Ymer Lala, Sokol Kopshtari dhe Amir Bushati kanë qëlluar me thikë ndaj tyre.

Dy kanë mbetur të plagosur.

Vendimi sqaron se 4 ushtarët u akuzuan për plagosje të rëndë me dashje ne bashkëpunim.

Por i pandehuri Ymer Lala gjatë hetimit mori përsipër të dyja plagosjet duke thënë që me thikë kishte qëlluar vetëm ai.

Gjyqi në përfundim ka dënuar Ymer Lalën me 5 vjet heqje lirie, Tom Doshin me 1 vit, Amir Bushatin me 7 muaj burg dhe tre muaj riedukim nëpërmjet punës dhe sokol Kopshtarin me 5 muaj heqje të lirisë dhe 3 muaj riedukim nëpërmjet punës.

Z.Doshi e ka shlyer tashmë dënimin, por ngjarja dhe vendimi ngrejnë edhe dy pikëpyetje interesante.

E para, z.Doshi në këtë vendim dhe në dokumentin tjetër faksimile të listës së të burgosurve figuron me mbiemrin Dashi. Provohet katërcipërisht nga emri i nënës, babait, datëlindja, vendlindja dhe lidhjet e rrethanave që bëhet fjalë për z.Doshi të sotëm. Ka ndërruar mbiemrin apo bëhet fjalë për një gabim drejtshkrimor në dokumentat e kohës? E dyta, është thënë në vijimësi se deputeti Doshi i përket shtresës së ish-të persekutuarve politikë.

Por vendimi ka një paragraf që bën përshtypje dhe që duket se e hedh poshtë këtë. Duke folur për profilin e të pandehurit, Tom Dashi (Doshi) gjykatësi thotë:

“Për të pandehurin gjykata…ka parasysh edhe rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurit që edhe më parë është dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk ka kthyer rrugë si dhe faktin që i pandehuri ka përbërje të mirë moralo-politike të familjes…”

Pra familja e tij për sistemin e kaluar klasifikohej si një familje me qëndrim moralo-politik të rregullt.

{gallery}Faksimile{/gallery}

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Shqiponjat" mësyjnë në lokalin e natës, çojnë në komisariat 26 balerina. Shikoni aksionin në video
Avioni i drogës në Divjakë, kushëriri i Bajramit: Shoku im mori Riformaton në Rinas »
Article Logic
Execution time: 0.013455152511597
array(1) { ["section"]=> string(96) "tom-doshi-i-denuar-dy-here-eshte-perfshire-ne-nje-plagosje-te-rende-me-thike-ja-faksimilet-22143" }