Tom Doshi paraqitet me urgjencë në spital, tension 20 e dhimbje gjoksi

Publikuar tek: aktualitet, më 10:37 23-03-2015 Tom Doshi paraqitet me urgjencë në spital,  tension 20 e dhimbje gjoksi Tom Doshi

Deputeti Tom Doshi është paraqitur që herët në mëngjes në spital pas shqetësimeve shëndetësore që ka ndjerë. Doshi ka patur dhimbje gjoksi dhe tension shumë të lartë, 20. Newsbomb.al mëson se Doshi ka qenë në gjendje për të shkuar vetë në spitalin ‘’Hygea’’.

Që prej orës 7 të mëngjesit për të u kujdes stafi mjekësor i spitalit duke mos e lejuar që të lëvizë, por Doshi u ka thënë se dëshiron të qëndrojë në shtëpinë  e tij duke mos u ekspozuar ndaj asnjë aktiviteti përveç qëndrimit në regjim shtrati. Deputeti ka ndjerë shqetësime edhe gjatë natës.

I pyetur nga Newsbomb.al, Leonard Solis nuk ka dashur të bëjë asnjë koment rreth shqetësimeve të Doshit, duke ruajtur konfidencialitetin e të dhënave mjekësore të pacientit.

Mësohet se Doshi ka njoftuar edhe Kuvendin që të mos shkojë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores ku deputetët do të diskutojnë për arrestimin e tij së bashku me prokurorët Altin Binaj dhe Adnan Xholi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studentja vetëhelmohet në klasë, prindërit i kishin kërkuar stafit të Fakultetit ta kishin kujdes
Shpërthimet me tritol në Lazarat, "Facebook-u" ndihmon policinë të identifikojë përgjegjësit »
Article Logic
Execution time: 0.011969804763794
array(1) { ["section"]=> string(74) "tom-doshi-paraqitet-me-urgjence-ne-spital-tension-20-e-dhimbje-gjoksi-6676" }