Pas takimit të shkurtër që Tom Doshi ka patur me Mark Frrokun ka deklaruar se Prokuroria duhet të vazhdojë hetimet dhe se në prova duhet të shtojë edhe videon e aeroportit të Hanoverit për hyrje-daljet e Fatjon Skënderit.
“Unë i kam videot por duhet t’i vlerësojë Prokuroria. Policia të vijojë hetimet për skenarin e vrasjes sime. Prokuroria duhet të marrë videon e aeroportit të Hanoverit“, ka deklaruar Doshi.
Deputeti që ka ngritur akuza mbi organizimin e vrasjes së tij dhe porositjen nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, duket i vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes edhe pas takimit me deputetin Frroku që i ka dalë kundër në dëshmitë në prokurori.