Tom Doshi vizitë me gruan në Kishën e Laçit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:32 22-03-2015 Tom Doshi vizitë me gruan në Kishën e Laçit

Për deputetin Tom Doshi, ka qenë një javë shumë e ngarkuar që pas akuzave të bëra publike nga ai vetë, për tentativën e vrasjes, e megjithatë, duket se ai ka gjetur kohën për një vizitë me bashkëshorten e tij në Kishën e Laçit.

Për Doshin, edhe dita e nesërme është e rëndësishme pasi Këshilli i Mandateve dhe imuniteteve pritet të japë vendimin në lidhje me arrestimin e tij. Por megjithë angazhimet e shumta, duket se Doshi sot i është dedikuar qetësisë shpirtërore së bashku me bashkëshorten e tij në Kishën e Laçit.

Kisha e Shën Ndout (Shën Antonit) ndodhet në qytetin e Laçit. Pelegrinazhi i Shna Nout fillon në 13 të marta para të martës së fundit, e cila përfshihet në triditëshin e pelegrinazhit, i cili fillon me 13 qershor. Me mijëra njerëz nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e vendeve të tjera i bashkohen këtij pelegrinazhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026557207107544
array(1) { ["section"]=> string(48) "tom-doshi-vizite-me-gruan-ne-kishen-e-lacit-6629" }