Toni Gogu, kreu i Këshillit bashkiak rrëfehet: Pse martova Erin me Ajolën në rolin e Pastorit, si e përjetova ceremoninë (RRËFIMI)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:29 25-12-2019 Toni Gogu, kreu i Këshillit bashkiak rrëfehet: Pse martova Erin me Ajolën në rolin e Pastorit, si e përjetova ceremoninë (RRËFIMI) Toni Gogu, kreu i Këshillit bashkiak Tirane

Toni Gogu, kreu i Këshillit Bashkiak në një intervistë për Abc neës me gazetarin Endri Xhafo, u pyet nga ky i fundit për rolin e tij prej Pastori, pse u afrua me Kishën Protestante dhe si kaloi më pas në politikë. Deklaratat po i bën në ditën e krishtlindjeve, duke folur për traditën dhe Kishën.

Gazetari e ngacmon duke e pyetur se e ka marrë vesh për herë të parë se ishte Pastor, ditën kur kurorëzoi në martesë Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën. “Cila ka qenë rruga juaj drejt Zotit”, e pyet gazetari.

“Kam qenë në atë dasëm si mik i Erit dhe Ajolës së bashku me bashkëshorten time dhe kam kërkuar bekimin e Zotit dhe jam lutur për ta dhe kam shpjeguar se cfarë është martesa për të gjithë të pranishmit në ceremoni” tha Toni Gogu.

“Eshtë  e vërtetë se kam shërbyer si pastor nga 1994 -2001, është një nga kapitujt e formimit të jetës sime, aty kam njohur dhe bashkëshorten time. Kisha mbaruar studimet për juridik por udhëtimin me besimin e kisha më herët në fund të vitit 1991 dhe që për mua ishte jetëndryshues.

Më ra në dorë Ungjilli, fillova të lexoj për Jezusin dhe në zhgënjimet e mëdha gjeta takimin tim me Perëndinë. Krishtlindja dhe historia e Krishtit është shumë provokuese. Jemi duke folur për një ngjarje” sqaron Gogu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TRAGJIKE/ Makina hedh në ajër qytetarin tek vijat e bardha, policia ka pamjet dhe nuk ka arrestuar ende autorin (VIDEO - PAMJE TË RËNDA)
Sociologu Tushi: Shqiptarët vdesin të shohin emisione politike, edhe kur debati është kot »
Article Logic
Execution time: 0.012835025787354
array(1) { ["section"]=> string(132) "toni-gogu-kreu-i-keshillit-bashkiak-rrefehet-pse-martova-erin-me-ajolen-ne-rolin-e-pastorit-si-e-perjetova-ceremonine-rrefimi-190358" }