Tonin Marinaj kryebashkiaku i fundit i zgjedhur nga vota e 21 qershorit

Publikuar tek: politike, më 14:44 25-06-2015 Tonin Marinaj kryebashkiaku i fundit i zgjedhur nga vota e 21 qershorit

Malësia e Madhe, vendi i fundit ku ende nuk ishin mbyllur numërimet për votat e kandidatëve ka përfunduar sot këtë proces. Në përfundim të numërimit ka rezultuar fitues kandidati i ASHE, Tonin Marinaj i cili mori rreth 1500 vota më shumë se kandidati i djathtë Anton Kokaj.

Në përfundim të numërimit të 79 kutive të kësaj bashkie, pjesë e qarkut Shkodër, kandidati Marinaj siguroi 10.294 vota ose 54.59% kundrejt 8632 votave të kandidatit Kokaj.

Mosmarrëveshjet mes anëtarëve të grupeve të numërimit çuan në ndërprerjen e herëpashershme të procesit, duke sjellë vonesa tënë numërimin e votave. Ndërkohë pritet që KZAZ të nisë numërimin për votat e anëtarëve të këshillit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025599002838135
array(1) { ["section"]=> string(77) "tonin-marinaj-kryebashkiaku-i-fundit-i-zgjedhur-nga-vota-e-21-qershorit-14629" }