Tony Blair drejt rikthimit në politikën britanike?

Publikuar tek: bota, më 15:34 07-10-2016 Tony Blair drejt rikthimit në politikën britanike?

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair foli për një rikthim të mundshëm në politikë në një intervistë dhënë sot.

Ai kërkon të kontribuojë në rimëkëmbjen e qendrës së majtë dhe në përballjen me konservatorët drejt përmbushjes së një çështjeje mjaft të vështirë si Brexit .

“Nuk jam i bindur nëse do të ketë një rol për mua, a nëse ndihem plotësisht i fokusuar ? A jam vërtetë i motivuar ?  Çfarë përshtypje kanë për mua? Çfarë fryme mund të sjell në të vërtetë në politikë ? Çështja mbetet e hapur”, nënvizoi Tony Blait, 63 vjeç, për botimin e nëntorit të revistës ”Esquire”.

Këto deklarata kanë ngjallur shumë spekullime në median britanike në lidhje me një rikthim të mundshëm në arenën politike, ndërsa ai njoftoi mbylljen e shoqërisë së konsulencës për qeveritë mjaft e polemizuar si çështje, Tony Blair Associates (TBA).

I zgjedhur në postin e kryeministrit për herë të parë në 1997, Tony Blair i solli Partisë Laburiste tri fitore radhazi në zgjedhjet legjislative mbi një program të qendrës së majtë.

Por, lufta në Irak në 2003 që e zhyti mjaft keq vendin në kaos dhe dhunë, njollosi figurën e tij duke e kthyer në një lider jo shumë të pëlqyer.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këta pilotë janë të çmendur, shikoni si e fluturojnë avionin në zemër të uraganit “Matthew”
"Snowdeni i dytë" arrestohet në kohë, vodhi dokumente sekrete të NSA »
Article Logic
Execution time: 0.011970043182373
array(1) { ["section"]=> string(55) "tony-blair-drejt-rikthimit-ne-politiken-britanike-55408" }