Top Channel e Digitalb në listën e 10 sipërmarrjeve më të mëdha në Shqipëri me pronare femra

Publikuar tek: aktualitet, më 18:14 04-04-2015 Top Channel e Digitalb në listën e 10 sipërmarrjeve më të mëdha në Shqipëri me pronare femra

Në renditjen e 10 kompanive më të mëdha me pronare femra spikasin kompani të vjetra, me ecuri të qëndrueshme vit pas viti, të drejtuara nga sipërmarrëse të njohura, por ka dhe hyrje të reja, shpesh të panjohura, apo kompani të krijuara në 2012-2013, që kanë shënuar një ngjitje të shpejtë në 2013-n, duke parë rritje të lartë të qarkullimit vjetor, raporton Monitor.

Sipas një kërkimi të revistës “Monitor”, Digitalb renditet në 10 kompanitë më të mëdha me pronare femra dhe  është operatori më i madh i shërbimeve televizive, me pagesë në vend, ku femrat e familjes Hoxha zotërojnë 40.7% të aksioneve. Një model unik dhe i suksesshëm biznesi, që u nismua më se 10 vjet më parë nga i ndjeri Dritan Hoxha, vijon të ecë sot në të njëjtën rrugë, duke qenë pioniere në teknologji dhe shërbime. Në 2013-n, kompania realizoi një qarkullim vjetor prej 4.9 miliardë lekësh.

Top Channel është sërish në listën e 10 kompanive më të mëdha.  Janë femrat e familjes Hoxha, që zotërojnë 32% të Top Channel, televizionin më të madh në vend për sa i përket xhiros dhe numrit të të punësuarve, por edhe audiencës. Sipas Monitor në vitin 2013, Top Channel realizoi një qarkullim vjetor prej rreth 1.8 miliardë lekësh, me një rritje vjetore prej 25%.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlzen Berisha, “Zemërthyer"” për 21-janarin
Droga/Sokol Feka, lidhje me grupin e Kokainës dhe të Ben Qimes »
Article Logic
Execution time: 0.01167893409729
array(1) { ["section"]=> string(97) "top-channel-e-digitalb-ne-listen-e-10-sipermarrjeve-me-te-medha-ne-shqiperi-me-pronare-femra-7830" }