Topalli: Kurrë s'ka ndodhur që opozita të shitej, as majtas e as djathtas. Ja tre oligarkët që vendosin për shqiptarët

Publikuar tek: politike, më 12:23 21-09-2020 Topalli: Kurrë s'ka ndodhur që opozita të shitej, as majtas e as djathtas. Ja tre oligarkët që vendosin për shqiptarët Ish-kryeparlamentarja Topalli

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli thotë se tre oligarkë s'mund të vendosin për shqiptarët dhe ata sipas saj janë Lulzim Basha, Edi Rama dhe Presidenti Meta me bashkëshorten.

"Tre oligarkë s'mund të vendosin për shqiptarët. Tre oligarkë që janë Lulzim Basha, Edi Rama dhe Ilir Meta bashkë me bashkëshorten e tij. Është një krizë ekonomike, krizë shëndetësore, krizë psikologjike që nuk tolerohet. Ata që e kanë çuar vendin buzë greminës kanë emra", tha ajo në një intervistë për Abc Neës.

Më tej, Topalli u shpreh se kurrë opozita nuk është shitur, as majtas e as djathtas, sikur tani.

"Edi Rama i bën këto lëvizje se opozita i ka tradhtuar ata njerëz që ishin kundër Ramës dhe e ka lënë bosh atë fushëbetejë. Nëse do denonconte çdo korrupsion. Kurrë nuk është shitur opozita, as nga e majta e as nga e djathta. Nëse PD do kishte një lidershp të pakorrupstur, sigurisht që do vinte në pushtet dhe Rama s'do e merrte mandatin e tretë", shtoi ish-kryeparlamentarja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092160701751709
array(1) { ["section"]=> string(122) "topalli-kurre-s-ka-ndodhur-qe-opozita-te-shitej-as-majtas-e-as-djathtas-ja-tre-oligarket-qe-vendosin-per-shqiptaret-221113" }