Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli ka menduar të shijojë këto ditë vjeshte me diellin mbi krye, duke postuar pamje të këndshme nga Shkodra.
Nismëtarja e “Lëvizjes për Ndryshim” ka publikuar një foto të sajën në rrjete sociale, ku shihet e qeshur duke kundruar gjetiu.
Pas saj është pamja e mrekullueshme e lumit Buna, të cilin Topalli e ka përdorur si një krahasim me partinë e saj politike.
Përshkrimi mbi foto është sa letrar dhe politik, pasi siç lumi vetëm ecën dhe nuk ndalet, ashtu e sheh dhe Topalli projektin e ri që ka ndërmarrë.