Torino/ Ekzekutohet Fadil Mema, i kishte shpëtuar një atentati në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 10:28 13-03-2015 Torino/ Ekzekutohet Fadil Mema, i kishte shpëtuar një atentati në Shqipëri

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Torino të Italisë gjatë kohës që po dilte nga banesa ku jetonte.

Vitima është identifikuar si Fadil Mema 54 vjeç nga Elbasani, ndërsa ka ushtruar në Shqipëri detyrën si officer i policisë rrugore.

Fadil Mema është një emër i njohur për policinë dhe median shqiptare, pasi disa vite më parë ai i ka shpëtuar një atentati të organizuar ndaj tij, ku ai shpëtoi me një plagosje në këmbë.

Viktima punonte si gazetashitës në Itali dhe sipas mediave italiane në drejtim të tij është qëlluar gjashtë herë.

Atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia italiane ka nisur hetimet për zbradhjen e këtij krimi.

Historia e hakmarrjes ndaj Fadil Memës ka nisur pas  26 dhjetorit të vitit 2005, ku gjatë një atentati në në Elbasan u ekzekutua shtetasi Sokol Çapja. Sipas policies në atë periudhë, autorë të atentatit ndaj Çapjes ishin shtetasit Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta. Por familja e vitimës kishte akuzuar Memën si organizator të atentatit pas një konflikti që kishte pasur oficeri me Sokolin. Pak kohë më pas Mema u plagos me armë në këmbë nga një atentat të ngritur nga dy persona, në afërsi të shtëpisë së tij.

Ndërkohë që gjatë kësaj periudhë është ekzekutuar në lokalin e Memës edhe kunati i tij Ardian Ibrahimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Qeveria ka marrë fund, oferta e re po vjen
Të gjithë e dinë kush do bëhet drejtor i TKOB, vetëm ju s’e dini o kandidatë! »
Article Logic
Execution time: 0.012124061584473
array(1) { ["section"]=> string(77) "torino-ekzekutohet-fadil-mema-i-kishte-shpetuar-nje-atentati-ne-shqiperi-5758" }