Tornado shkatërrues në SHBA, 9 të vdekur dhe qindra shtëpi të rrënuara (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 15:47 03-03-2020 Tornado shkatërrues në SHBA, 9 të vdekur dhe qindra shtëpi të rrënuara (VIDEO) Demet nga tornado ne SHBA

Një tornado shkatërrues goditi qytetin e Nashville në SHBA, ku të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe qindra shtëpi janë shkatërruar.

Më shumë se gjysma e qytetit ishte pa energji elektrike, ndërsa autoritetet po punojnë për të kuptuar masën e dëmit.

Të paktën 9 të vdekur janë raportuar në 4 qarqe: Davidson County, Putnam, Benton dhe Ëilson, raportoi guvernatori Bill Lee.

Rreth 20 njerëz janë në spitalet e zonës, për shkak të dëmtimit nga stuhia e madhe.

Departamenti i zjarrëfikësve në Nashville iu është përgjigjur të paktën 40 thirrjeve për ndërtesa të rrëzuara.

"Ka shtëpi të rrafshuara. Ka kisha që janë goditur nga kjo. Ka pasur shumë njerëz që janë prekur në qendër të qytetit Nashville. Ka qenë një natë e ashpër", tha njëri nga banorët e zonës.

Ekipet e emergjencave civile i kanë përqëndruar përpjekjet e tyre në Germantoën, East Nashville dhe Hermitage, pasi aty ka më shumë të prekur nga tornado.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koronavirusi del jashtë kontrollit në Iran, 23 anëtarë të parlamentit rezultojnë pozitiv
Tornadot godasin SHBA-në, 19 të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.0098998546600342
array(1) { ["section"]=> string(82) "tornado-shkaterrues-ne-shba-9-te-vdekur-dhe-qindra-shtepi-te-rrenuara-video-197262" }