Tortë me foto kokaine, futet në telashe i riu shqiptar

Publikuar tek: bota, më 16:34 20-02-2019 Tortë me foto kokaine, futet në telashe i riu shqiptar

Raste nga më të çuditshme kemi parë të ndodhin kohët e fundit me shqiptarët nëpër botë.

Më i fundit vjen nga ana tjetër e detit. Një shqiptar i dënuar me arrest shtëpiak është identifikuar vetëm përmes tortës së ditëlindjes.

Torta e dekoruar në mënyrë të veçantë në frigoriferin e një pastiçerie i ka rënë menjëherë në sy hetuesve të skuadrës së lëvizshme të Teramos.

Dekorimi i tortës nxiste përdorimin e kokainës, ndërsa nuk mungonte një urim në gjuhën shqipe për shqiptarin që kishte ditëlindjen.

‘Edhe 100 Biphe’, shkruhej në tortën e dekoruar me 500 euroshe, një kartë banke si ato që përdoren nga përdoruesit dhe pak kokainë, të tëra pjesë e ëmbëlsirës së ditëlindjes.

Me anë të kësaj policia italiane zbuloi se i dënuari ishte në praninë e njerëzve jashtë familjes, fakt për të cilin janë vënë në dijeni institucionet përkatëse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011201858520508
array(1) { ["section"]=> string(60) "torte-me-foto-kokaine-futet-ne-telashe-i-riu-shqiptar-153551" }