Totozani: Ndihma ekonomike të bëhet 640 mijë lekë për familje, të shpallet minimumi jetik

Publikuar tek: aktualitet, më 21:35 27-11-2016 Totozani: Ndihma ekonomike të bëhet 640 mijë lekë për familje, të shpallet minimumi jetik

Klasa politike dhe krerët e shtetit në Shqipëri duhet të gjejnë dakordësinë dhe të arrijnë një marrëveshje për minimumin jetik në vend.

Avokati i Popullit, Igli Totozani, në studion e lajmeve të Ora News, tha se politikanët sa herë janë në opozitë e kërkojnë një gjë të tillë, por sapo vinë në qeverisje i shmangen kësaj përgjegjësie.

Për këtë ai renditi dhe arsyet.

Totozani: Ka një keqkuptim dhe një lloj frike, nuk ka politikan shqiptar sidomos kur kanë qenë në opozitë që nuk kanë kërkuar minimumin jetik. Ne e dimë se Shqipëria është një vend me pasuri modeste dhe me një buxhet modest.Nuk presim që minimum jetik të sjellë një revolucion brenda një viti, por flasim për objektiva social-ekonomikë. Keqkuptimi është se mendojnë se nëse do pranojnë minimumin jetik do duhet që menjëherë të arrihen të gjitha subvencionet, ndihma ekonomike që ne sot e kemi 80 mijë lekë të vjetra për familje të arrijë në 640 mijë lekë për familje.Duhet të arrijë aq në fakt.Kjo duhet vendosur si një objektiv afatmesëm. Duhet të ketë marrëveshje mes partive dhe udhëheqësve tanë. Minimumi jetik duhet shpallur, njerëzit duhet ta dinë dhe qeveritë do kenë kohën ta realizojnë.

Totozani tha se vendosja e minimumit jetik prej 1600 lekë për person në ditë ndihmon dhe institucionet shtetërore të kanalizojnë politikat e tyre sociale bazuar mbi këtë të dhënë.

Totozani: Minimumi jetik është tregues i rëndësishëm se sa para i duhen një njeriu për të mbijetuar. Shërben për të treguar në një farë mënyrë pragun e varfërisë. Çdo shtet që mundohet të jetë social mundohet që subvensionet e tij, ndihmat e ekonomike, pensionet e ndryshme, të hartojë politikat në bazë të kësaj të dhëne. Flasim për individ që 16 mijë lekë të reja duhet të jenë mbi të.Njeriut për të jetuar i duhen 2888 kalori, për këto nevojiten ushqime bazë të cilat kanë një çmim. Çmimi i asaj që quhet shportë ushqimore. Por krahas ushqimeve flasim që një njeri në minimumin e tij duhet të ketë dhe një pjesmarrje sociale, ti krijohen disa kushte minimale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « CEZ, dëshmia e fortë. Romeo Kara: Sekseri nga Kosova telefonoi 100 herë Berishën
Rrëfehet shoferi i BMW X6 që i shpëtoi vdekjes pas aksidentit në Lungomare »
Article Logic
Execution time: 0.011725902557373
array(1) { ["section"]=> string(93) "totozani-ndihma-ekonomike-te-behet-640-mije-leke-per-familje-te-shpallet-minimumi-jetik-60868" }