'Tournee festivals' bën bashkë Shqipërinë, Italinë dhe Malin e Zi/ Zbuloni aktivitetet që do të zhvillohen në kryeqytet gjatë shtatorit

Publikuar tek: kulture-art, më 14:33 16-09-2019 'Tournee festivals' bën bashkë Shqipërinë, Italinë dhe Malin e Zi/ Zbuloni aktivitetet që do të zhvillohen në kryeqytet gjatë shtatorit

Nga 18 shtator deri në 26 shtator, kultura do të jetë në qendër të aktiviteteve të një projekti të përbashkët mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi, (konkretisht bashkitë Tiranë e Fier) me qëllim shkëmbimin e kulturave dhe integrimin sa më të mirë te këtyre vendeve nëpërmjet artit.

Gjithçka është një punë e përbashkët e ekspertëve të të tre vendeve që pas takimeve kanë konkluduar në një axhendë aktivitetesh të cilat nuk kanë si qëllim vetëm shtimin e larmisë së eventeve letrare, por edhe njohjen e popujve me kulturave të vendeve fqinje dhe mike.

Priten që në Tiranë të zhvillohen aktivitete teatrore dhe muzikore në sallën e teatrit “Metropol”, në sallën e katedrales së “Shën Palit” dhe në sallën e liceut artistik “Jordan Misja”.

Kalendari i Aktiviteteve:

-Datë 18 Shtator: Johan Padan dhe Amerikat të nobelistit te shquar Dario Fo, është një komedi e cila do të shfaqet në skenën e teatrit Metropol.

Me aktor Arben Derhemi. dhe regji të Milto Kutalit.

- Datë 19 Shtator: Orkestra e Magna Greccia, koncert klasik për paqen,  në sallën e katedrales së

“Shën Palit”.

Drejtori artistik: Piero Romano
Tenor: Armaldo Kllogjeri
Soprano: Erika Luizzi
Tenor: Roberto Cerveller

-Datë 20 Shtator: Farsa e Kurorës, komedi groteske e cila do të shfaqet në skenën e teatrit Metropol.me autor Arben Iliazi, Regisor Ledian Gjeçi, Drejtues Artistik: Milto Kutali. Aktorët Erion Hinaj, Dajana Nenaj, Xhuliano Brisku. Skenograf & kostumograf Gazmend Koçollari.

-Datë 24 Shtator: L’ISOLA

Eshtë një muzikal  që do të shfaqet në skenën e teatrit Metropol. nga Armin Greder, me regji nga Francesco Tammacco dhe pjesëmarrjen e aktorëve: Claudia Gadaleta, Rosa Tarantino, Federico Ancona, Marco Sallustio, Carlo Salvemini, Gabriella Caputi, muzikë origjinale nga Pantaleo Annese, skena dhe kostume nga Michele Napolitano.

-Datë 26 Shtator: La Serva Padrona” është një opera komike italiane, ideale për audiencën rinore sepse është dinamike, humoristike dhe argëtuese. Vepra zhvillohet nga një soprano, nje bas bariton dhe një aktor, i cili merr pjesë në performancë me pantonime dhe pa zë.

Regjisori Đurković, asistent professor në Fakultetin e Muzikës dhe Artit në Beograd; Skenografja Lina Leković  dhe kostumografja Magdalena Vlajić, e prezantojnë këtë vepër operistike në mënyre moderne, duke paraqitur imazhin e qarte e degradimit të klasave.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025836944580078
array(1) { ["section"]=> string(138) "tournee-festivals-ben-bashke-shqiperine-italine-dhe-malin-e-zi-zbuloni-aktivitetet-qe-do-te-zhvillohen-ne-kryeqytet-gjate-shtatorit-178648" }