Tradhëtia, studimet thonë se është në ADN, por edhe nga hormonet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:15 01-04-2015 Tradhëtia, studimet thonë se është në ADN, por edhe nga hormonet Foto ilustruese

Ka shumë studime që duan të gjejnë arsyet se pse shkohet drejt tradhëtisë. Për një gjë studimet bien dakord: nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin psikologjik. Tradhëtia ndodh sepse, të paktën në njërën anë, është në ADN-në e njerëzve. 

Mundësia se ekzistonin gene që të bënin të tradhëtoje ishte një hipotezë vetëm nga një studim Australian të universitetit të Queensland. Por tani, teza përforcohet edhe nga studime të tjera të publikuara në Kongresin evropian të Psikiatrisë në Vjenë. Eshtë e vërtetë, për konceptin e pabesisë gjenetike, specialistët mbeten në unison: Për momentin kjo hipotezë duhet verifikuar dhe nuk duhet të bëhet një alibi” thotë Marcel Waldinger i Utrecht University në Hollandë. Por pranon: Afërsia e vërtetë psikologjike për temën e tradhëtisë nuk është më e vlefshme, sepse sfidohet nga të dhënat e reja shkencore që përforcohen dhe nga faktorë neurobiologjikë dhe gjenetikë”.

“Disa studime duket se sugjerojnë se disa persona mund të jenë më të predispozuar sesa të tjerët nga kërkimet në të rejat e dashurisë” shpjegon amerikani Richard Balon i Wayne State University, në Detroit që në samitin austriak mbajti një tezë “Tradhëtia: normale apo patologjike”. Psikiatri referon se tradhëtia mund të jetë edhe nga asetet gjenetike. Jo pa qëllim këta neutrotrasmetitorë konsiderohen si hormone e kënaqësisë, e kuriozitetit për emocione të reja. Hipoteza pra është se ka një varietete të ndryshme genesh që rregullojnë dy ciklet për sjelljet seksuale të ndryshme. Stabilitetin në cift, apo kërkesën për të shpërthyer.

Kërkimet që provojnë për tezën gjenetike të tradhëtisë janë bërë edhe në një kopje binjakësh, qoftë burra, qoftë gra, që arrijnë në konkluzionin se të ndash të njëjtën ADN duket se janë të predispozuar për infedelitet me shumë ngjashmëri. Por argument mbetet një fushë e hapur: problem është se të bësh studime mbi tradhëtinë me anë të studimeve është e vështirë. Nuk janë shumë personat e gatshëm të pranojnë se kanë një relacion seksual jashtë çiftit, dhe për këtë është e vështirë që të kesh shifrat dhe të dhënat e sakta. Pra mund të thuhet se ka disa elemente për lidhje mes geneve dhe pabesisë, por këto duhen thelluar”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033039093017578
array(1) { ["section"]=> string(67) "tradhetia-studimet-thone-se-eshte-ne-adn-por-edhe-nga-hormonet-7530" }