Tradita e famshme “Groundhog”: Këtë vit do ketë pranverë të hershme

Publikuar tek: bota, më 15:25 02-02-2016 Tradita e famshme “Groundhog”: Këtë vit do ketë pranverë të hershme

Si çdo fillim Shkurti edhe këtë vit në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara u mbajt tradita e famshme e parashikimit të motit nga meteorologu i famshëm “Groundhog”.

Urithi i famshëm “Punxsutaëney Phil” nuk e pa hijen e tij këtë mëngjes, dhe sipas legjendës, këtë vit do të ketë pranverë të hershme. Por nëse dëshironi më shumë dëborë, mos e merrni atë për bazë; sipas meteorologëve të “Administratës Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës”, parashikimet e tij nuk janë edhe aq të sakta, herën e fundit që ai kishte të drejtë ishte viti 2014.

Çfarë është “Dita Groundhog”?

Çdo 2 shkurt mijëra njerëz mblidhen në një prej kodrave të qytetit Punxsutaëney në Pensilvani duke pritur para agimit dhe duke festuar. Pjesa më interesante është kur 15 burra të veshur me kapele të larta raportojnë nëse marmota amerikane “Groundhog” ka parë hijen e tij.

Groundhog besohet se i ka rrënjët në kulturën e vjetër Kelte. Nëse marmota nuk e ka parë hijen e tij do të thotë se do ketë pranverë të hershme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy pensionistët mbrojnë një femër nga ngacmuesit seksualë por ata i sulmojnë (VIDEO)
Shpërthim i fuqishëm në një shkollë në Suedi »
Article Logic
Execution time: 0.012269020080566
array(1) { ["section"]=> string(70) "tradita-e-famshme-groundhog-kete-vit-do-kete-pranvere-te-hershme-31563" }