'Trafik droge, prostitucion me të mitur...', kush janë 4 të dënuarit në ‘grepin’ e OFL: Nga tmerri i karburanteve te beratasi që u fundos nga e dashura (EMRA-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:39 01-06-2020 'Trafik droge, prostitucion me të mitur...', kush janë 4 të dënuarit në ‘grepin’ e OFL: Nga tmerri i karburanteve te beratasi që u fundos nga e dashura (EMRA-DETAJE) ILUSTRUESE

OFL u dërgon formularin për deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve në Berat dhe Poliçan për vepra penale si shfrytëzim prostitucioni, kërcënim dhe grabitje me dhunë, përdorim dhe shpërndarje e lëndëve narkotike.

Të shënjestruar janë: Myrteza Toto banues në Berat, i dënuar me vendim të Gjykatës Penale të Veronës, Itali, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” në rrethana rënduese, vendim i njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat;

Edison Bega banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni me të mitur dhe të rritur”, “Favorizim prostitucioni me të mitur dhe të rritur” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, me vendim të njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat;

Bega ose i njohur edhe me mbiemrin Prifti, është mjaft i njohur për autoritetet vendase, por edhe ato italiane. Në Itali është dënuar me 8 vite e 9 muaj burg për disa vepra kriminale, ndërsa në vitin 2016 është dënuar nga Gjykata e Beratit me 6 vite burg për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Ky person ka qenë i dënuar dhe nga Gjykata e Apelit për Krimet e Renda Torino në vitin 2008, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, njoftoi policia.

Bega mësohet se është fundosur nga e dashura e tij. Vajza me inicialet S.H., ka treguar për prokurorinë, se si funksiononte skema, ndërsa është e vetmja nga dëshmitarët që kanë kryer transfertat që e identifikoi ate. 

“Shtetasin me inicialet S.GJ., nuk e njoh personalisht, i di vetëm emrin. Në vitet 2004/2005 më duhet t’i dërgoja para me “Western Union”. Shuma ishte 5 mijë euro në jave apo maksimumi 10 ditë, për rreth 1 vit e gjysmë. Më kujtohet që, meqenëse nuk mund t’i dërgonin të gjitha bashkë, i ndaja në disa pagesa të vogla. Ishin para të paligjshme sepse vinin nga aktiviteti im i prostitucionit. Në fakt, urdhrat ishin çdo javë apo dhjetë ditë, unë duhet të dërgoja paratë që fitoja në këtë emër në mënyrë që i dashuri im të mos figuronte si dërgues.

Unë u arrestova dhe shleva një dënim për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni, sepse isha pikërisht e dashura e Edison Priftit. Tani për tani jo, por përsëris se shumat ishin 5 mijë euro në javë apo maksimumi 10 ditë, e gjithë kjo për një vit e gjysmë. Prandaj bëhej fjalë për shumë para”, ka thënë ajo për Prokurorinë e Beratit, në një dëshmi të marrë me letër-porosi.

Donald  Lavdari banues në Poliçan, në ndjekje gjyqësore nga autoritetet spanjolle, për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje e lëndëve narkotike”;         

Aleks Prifti  banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim; Ky person është cilësuar si tmerri i i karburanteve, pasi nën kërcënimin e armëve u grabiste shitësve çdo qindarkë që kishin në arkë. Dyshohet se Prifti është autori i të paktën 100 grabitjeve me armë dhe për një vjedhje me dhunë me pasoje vdekjen e një shtetaseje belge.

DETAJE NGA OFL: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- Myrteza Toto banues në Berat, i dënuar me vendim të Gjykatës Penale të Veronës, Itali, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” në rrethana rënduese, vendim i njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat;

- E. B., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni me të mitur dhe të rritur”, “Favorizim prostitucioni me të mitur dhe të rritur” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, me vendim të njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat;

- Donald  L., banues në Poliçan, në ndjekje gjyqësore nga autoritetet spanjolle, për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje e lëndëve narkotike”;        

- A. P., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097479820251465
array(1) { ["section"]=> string(160) "trafik-droge-prostitucion-me-te-mitur-kush-jane-4-te-denuarit-ne-grepin-e-ofl-nga-tmerri-i-karburanteve-te-beratasi-qe-u-fundos-nga-e-dashura-emra-detaje-208605" }