Trafik klandestinësh/ Dhunë dhe vjedhje, arrestohen 3 persona në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:23 15-12-2019 Trafik klandestinësh/ Dhunë dhe vjedhje, arrestohen 3 persona në Tiranë Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, nën akuzën e veprave të ndryshme penale.

Në pranga ra:

Ç.,23 vjeç, lindur dhe banues në Korçë, pasi në rrugën “Sotir Kolea”, është kapur duke transportuar me automjetin e tij në mënyrë të paligjshme 5 shtetas të huaj Marokenë në drejtim drejt Shkodrës, me qëllim destinacionin final vendet e BE-së. Ai do të përballet me akuzën për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

A.K.,29 vjeç, banues në Paskuqan, Kamëz pasi në rrugën “Isuf Elezi” ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Qarkullimit Rrugor. Ai është arrestuar në flagrancë dhe do të përballet me akuzën për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

R., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu” ka tentuar të vjedhë një automjet, dhe në momentin që shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 4 janë afruar, ka tentuar të largohet duke lënë automjetin e tij i cili u bllokua së bashku me disa sende të automjetit të cilin tentoi të vidhte.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim veprimet e mëtejshme hetimore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Amnistia në burgje, Ministria e Drejtësisë finalizon DRAFTIN: Ja kush janë të dënuarit që lënë qelinë për festa (PËRJASHTIMET)
Hetimet për banesat e shembura nga tërmeti/ Policia kontrolle në Tiranë e Durrës, 4 përgjegjës të arratisur në Itali »
Article Logic
Execution time: 0.012739896774292
array(1) { ["section"]=> string(76) "trafik-klandestinesh-dhune-dhe-vjedhje-arrestohen-3-persona-ne-tirane-189445" }