Trafik kokaine në Itali, në prnga 3 shqiptarë të kthyer nga Belgjika

Publikuar tek: bota, më 16:00 13-04-2016 Trafik kokaine në Itali, në prnga 3 shqiptarë të kthyer nga Belgjika

Një operacion policor Guardia di Finanza e Brescia i koduar me emrin “Rrufeja” ka goditur një grup kriminal  që merrej me trafik kokaine dhe vepronte në Romano di Lombardia.

Janë sekuestruar më shumë se 26 kilogramë kokainë dhe një armë dhe në pranga kanë rënë 3 shqiptarë të cilitët kishin si destinacion për ta dërguar kokainën në Brescia. 2 nga 3 shqiptarët e arrestuar kishin mbërritur në Itali nga Belgjika dhe njërit prej tyre I’u gjet edhe një pistoletë mode Glock 17 dhe 14 fishekë. Policia kishte nisur para disa javësh hetimet dhe kishin identifikuar disa persona që merreshin me trafikimin e sasive të mëdha të drogës. Gjatë ndjekjes për disa javë ata panë dy shqiptarët që u arrestuan të prisnin një ngarkesë të madhe droge. K.A, 28 vjec dhe L.S, 26, që kishin ardhur së fundmi nga Belgjika u arrestuan teksa ngisnin një Renault Modus, dhe ishin duke hyrë në një garazh ku ishte parkuar makina me targa belge nga e cila do merrnin drogë. Shqiptari tjetër i arrestuar është ai me inicialet D.G., 44 vjec, i përfshirje në trafik. Policia ka sekuestruar 3,350 euro, telefonat celularë dhe çelësat për një apartament afër garazhit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025729179382324
array(1) { ["section"]=> string(73) "trafik-kokaine-ne-itali-ne-prnga-3-shqiptare-te-kthyer-nga-belgjika-37599" }