Një aksident ku janë përfshirë 4 makina ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, me drejtim Durrësin.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga neësbomb.al, në aksident janë përfshirë 4 makina. Paraprakisht nuk bëhet me dije nëse nga përplasja ka persona të lënduar.
Duke qenë se janë aksidentuar disa mjete, kalimi i mjeteve bëhet me vështirësi dhe ka trafik.
VIDEO: