Trafikim kokaine, ekstradohet nga Spanja në Itali, 37-vjeçari shqiptar (EMRI)

Publikuar tek: rajon, më 19:05 27-01-2021 Trafikim kokaine, ekstradohet nga Spanja në Itali, 37-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një mega-operacion për ekstradime është zhvilluar mes Italisë dhe Spanjës.

Bëhet me dije se në operacion janë përfshirë 13 të burgosur, prej të cilëve 12 të dënuar në Itali, ndërsa njëri nga drejtësia spanjolle.

Ndër 13 të ekstraduarit mes Italisë e Spanjës, 4 janë shtetas italianë e 9 të tjerë janë shtetas të huaj, mes tyre dhe një femër.

Mes të arrestuarve është edhe një shqipatrë Sokol Memetaj, 37 vjeç. Shqiptari është i arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Los Blancos” i cili coi në shkatërrimin e një kartele shqiptare në trafikun e drogës, e quajtur “Compania Bella”, e cila trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt Europës. Ky operacion çoi në arrestimin e rreth 30 trafikantëve shqiptarë atë kohë.

Ndaj 37 vjeçarit shqiptar ishte lëshuar masa e ndalimit nga Prokuroria e Firenzes e u arrestua në Spanjë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Babai vret Albert Krasniqin, biznesmenin e njohur që plagosi Noizyn 4 vite më parë, i martuar me miss-in e Kosovës dhe baba i një vajze
‘Dashuria e babit’, zbulohet postimi prekës që kishte bërë Albert Krasniqi para pak orësh; policinë e njoftoi vetë i ati: Hajde se vrava djalin... »
Article Logic
Execution time: 0.011502027511597
array(1) { ["section"]=> string(80) "trafikim-kokaine-ekstradohet-nga-spanja-ne-itali-37-vjecari-shqiptar-emri-236639" }