Trafikimi i armëve të vogla, SHBA mbështet trajnimin e efektivëve shqiptarë në Akademinë Ndërkombëtare në Hungari

Publikuar tek: aktualitet, më 20:04 16-11-2019 Trafikimi i armëve të vogla, SHBA mbështet trajnimin e efektivëve shqiptarë në Akademinë Ndërkombëtare në Hungari Oficeret Policise se Shtetit gjate trajnimit ne Hungari

Tetë efektivë të Policisë së Shtetit janë trajnuar në Akademinë e Zbatimit të Ligjit Ndërkombëtar (ILEA) në Hungari, në lidhje me trafikimin e armëve të vogla.

Përgjatë katër ditëve, oficerët u përqëndruan në kurrikulat e lidhura me trafikimin e armëve të zjarrit, teknikat hetimore, planifikimin e operacioneve dhe pikasjen e mashtrimeve. Ky trajnim do të ndihmojë policinë në zbulimin dhe kapjen e trafikantëve të armëve të zjarrit dhe në hetimin e kriminelëve, të cilat përdorin armë zjarri në krime të dhunshme.

Trajnimin e efektivëve shqiptarë jashtë vendit e ka mbështetur dhe Byroja e DASH për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës, ndërsa përgëzon oficerët për përfundimin e trajnimit.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074841976165771
array(1) { ["section"]=> string(119) "trafikimi-i-armeve-te-vogla-shba-mbeshtet-trajnimin-e-efektiveve-shqiptare-ne-akademine-nderkombetare-ne-hungari-186127" }