Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 46-vjeçar të shpallur në kërkim për 2.4 ton kanabis sativa.
Burime të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi:
-Demo Progonati, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Mësohet se Progonati në bashkëpunim me disa të tjerë kanë trafikuar 2.4 ton kanabis më 9 janar.
46-vjeçari akuzohet për ‘trafikim të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim’.