Trafikoi në Britani 2,3 miliardë euro dorgë… me ambulancë

Publikuar tek: bota, më 22:24 27-11-2015 Trafikoi në Britani 2,3 miliardë euro dorgë… me ambulancë

Një holandez u shpall sot i fajshëm nga gjykata britanike sepse kishte trafikuar 2,3 miliardë euro dorgë, gjatë rrugëve të shumta me një ambulancë falso deri në Britani të Madhe.

Bashkë me bashkëpunëtorët e tij, Leonardus Bijlsma, ishte maskuar si një shofer ambulance dhe madje kishte hipur në ambulancë edhe persona që hiqeshin si të sëmurë me paterica për të mashtruar kontrollin në dogana në rreth 45 udhëtime në 14 muaj, shkruan Ata.

Një nga këto ambulanca falso mbante në një rrugë rreth 193 kilogram kokainë, 74 kilogram heroinë dhe 60 000 kokrra ekstaz.

Gjatë procesit, prokurori njoftoi se policia holandeze, e informuar nga kolegët britanikë, kishte zbuluar një flotë me ambulanca në një nga magazinat e tij në Holandë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011051177978516
array(1) { ["section"]=> string(62) "trafikoi-ne-britani-2-3-miliarde-euro-dorge-me-ambulance-26440" }