Autoritetet greke kanë arrestuar dy shqiptarë, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për një burrë 45-vjeç dhe të dashurën e tij 50 vjeçare.
Policia greke kishte disa kohë që e vëzhgonte shqiptarin i cili vepronte në zona përreth qendrës së Athinës. Ai është cilësuar nga autoritetet greke si 'fantazmë' pasi gjithmonë arrinte te shpëtonte.
45-vjeçari kishte përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme edhe të dashurën e tij por policia ka arritur të arrestojë teksa ai po takonte të dashurën.
Sakaq, në banesën e tij është sekuestruar 32 kilogramë drogë si dhe 22.840 euro, të dyshuara si të fituara nga trafiku i lëndëve narkotike.