Disa pjesëtarë të një grupi kriminal që trafikonin drogë nga Shqipëria e Turqia për në Greqi janë vënë në prangat e policisë fqinje. Si rezultat i operacionit u arrestuan një çift bashkëshortësh dhe një shqiptar.
Çifti i bashkëshortëve ishin në krye të roleve të trafikut të drogës, kurse shqiptari 33-vjeçar kishte rol të rëndësishëm në importimin, transportimin, magazinimin dhe trafikimin e drogës në Selanik e Athinë.
Nga kontrollet në një dhomë hoteli në qendër të Selanikut si dhe një apartamenti në Igumenicë u kapën rreth 38 kg marijuanë, mbi 2 kg heroinë apo dhe 2 telegona celularë.