34 kalandestinë janë bllokuar nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Pas marrjes së informacioneve në rrugë operative policia e Shkodrës ka kryer një operacion në orët e para të mengjesit, duke vënë në pranga edhe transportuesin e klandestinëve.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Bledian Llapi, i cili transportonte klandestinët në këmbim të shumës prej 1.700 euro. Ndaj tij është ngritur akuza e “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Autoritetet shqiptare kanë ndaluar qindra klandestinë të cilët e përdorin Shqipërinë si portë për të kaluar drejt vendeve të tjera të Europës.