Trafikonte të mitur, policia kap në Fier të shumëkërkuarin (EMRI/ DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:12 28-02-2017 Trafikonte të mitur, policia kap në Fier të shumëkërkuarin (EMRI/ DETAJE) Foto ilustruese

Kapet i kërkuari nga policia për "Trafikim të të miturve" dhe "Falsifikim të pasaportave" i dënuar me 13 vite 3 muaj burg.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarri”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: -Mikel (Arsen, Alberto) Ferko, 37 vjeç, banues në fshatin Qarr, Fier.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me Vendimin e datës 18.02.2016, e ka dënuar 13 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i të miturëve”, kryer në bashkëpunim  dhe ”Falsifikimi i pasaportave” parashikuar nga Nenet 128/b/3; 189/2 të Kodit Penal”, sqaron policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen hetuesi i Majlinda Andreas: Viktimat e korrupsionit në burg, gjyqtarja e lirë
Rrëfen Renato Milloshi pas vetëdorëzimit; Ja ku ishte fshehur për një vit, pas vrasjes së Elton Çiços (DËSHMIA) »
Article Logic
Execution time: 0.010679006576538
array(1) { ["section"]=> string(75) "trafikonte-te-mitur-policia-kap-ne-fier-te-shumekerkuarin-emri-detaje-70196" }