Trafiku i arabëve, bashkëshorti i Drejtoreshës së Kufirit flet me Ambasadorin e Lindjes së Mesme: Kemi lidhje te forta me Policine (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:49 02-06-2020 Trafiku i arabëve, bashkëshorti i Drejtoreshës së Kufirit flet me Ambasadorin e Lindjes së Mesme: Kemi lidhje te forta me Policine (VIDEO)

Top Story siguroi një video që një ambasador në një shtet të lindjes së mesme i kishte bërë Sami Hoxhës pak muaj më parë. Ambasadori interesohet se si të sjelli klientë nga vendi i tij në Shqipëri dhe ti hapi biznes.

Ambasadori: - Me falni! Emri juaj është Sami ?

Sami Hoxha: - Sami, Sami...

Ambasadori: - Jam i interesuar për emigrimin në Shqipëri. Disa nga klientët e mi me pyesin se si të vijnë në Shqipëri, në Gjeorgji apo ndonjë vend tjetër.

Samiu i thotë ambasadorit që të ketë besim të plotë, pasi puna e tij bëhet përmes lidhjeve shumë të forta në Shqipëri. Kjo video është bërë nga fundi i vitit 2019.

Sami Hoxha: - Përsa i përket lidhjeve të mia. Ne kemi lidhje shumë të fuqishme këtu.

Ambasadori: - Më falni?

Sami Hoxha: - Ne kemi lidhje shumë të fuqishme dhe lidhje shumë të mira, në të gjithë Shqipërinë.

Ambasadori: - Shumë mirë, kjo është ajo që unë dua të dëgjoj.

Lidhja e fuqishme të Samiut në Shqipëri është pikërisht gruaja e tij, Drejtoresha e Policisë Kufitare Enkeleda Toska.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093011856079102
array(1) { ["section"]=> string(141) "trafiku-i-arabeve-bashkeshorti-i-drejtoreshes-se-kufirit-flet-me-ambasadorin-e-lindjes-se-mesme-kemi-lidhje-te-forta-me-policine-video-208851" }