Trafiku i armëve në Rinas, Policia arreston 32 vjeçarin, në kërkim një tjetër (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:34 26-08-2017 Trafiku i armëve në Rinas, Policia arreston 32 vjeçarin, në kërkim një tjetër (EMRI)

Është arrestuar trafikanti i parë i cili u mundua të transportonte armë nga aeroporti i Rinasit ditën e djeshme.

Prokuroria dhe Policia e Shtetit kanë zbardhur detaje të reja nga kjo ngjarje.

Mësohet se personi i ndaluar për këtë ngjarje është Saimir Cullhaj 32 vjeç dhe është shpallur në kërkim një tjetër qytetar me inicialet N.F 47 vjeç.

Mësohet se pakot me armë kishin destinacion Mbretërinë  Bashkuar. 

Njoftimi i plotë i  Policisë së Shtetit:

Zbardhet në kohë rekord tentativa për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake.

Finalizohet operacioni antitrafik i koduar “DELIVERY”.

Arrestohet njëri prej personave që ka dërguar tre pakot me armë zjarri për në Londër.

Si dhe shpallet në kërkim personi tjetër bashkëpuntor në këtë tentativë për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake në Rinas.

Sekuestrohen gjatë operacionit lëndë narkotike e bimë narkotike të kultivuara.

Personit të arrestuar gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit  i’u gjetën  në trup  220 gramë lëndë narkotike Cannabis sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim u gjetën 4.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe 32 bimë narkotike të kultivuara.

Në vijim të punës për zbardhjen e tentativës për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake nëpërmjet Rinasit,  nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorinë  për Narkotikët dhe Trafiqet në Policinë e Shtetit  si dhe me Prokurorinë për Krimet e Rënda, u bë i mundur finalizimi i Operacionit antitrafik i koduar  “DELIVERY” për veprën penale të “Trafikimi i armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/a i  Kodit Penal.

Si rezultat,  u bë kapja dhe  ndalimi i shtetasit:

Saimir Çullhaj, 32 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për “Trafikim të narkotikëve” .   Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :

N.F., 47 vjeç,  banues në Durrës.

Në kuadër të proçedimit penal të nisur për këtë ngjarje,  është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në datë 23.08.2017 rreth orës 18:00 kanë bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjensive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Brenda pakove janë konstatuar tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara. Pakot kishin si destinacion Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu në momentin e kapjes së shtetasit Saimir Çullhaj, në trupin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit mariuanë “çokollatë”.

Po kështu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N.F janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike  e amballazhuar në një thes, si dhe  32 bimë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva”.

Po punohet për kapjen e personit në kërkim N.F dhe dokumentimin e mëtejshëm ligjor për të arritur në arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Frikë për akte terroriste në takimin e kryeministrave në Durrës, Policia rrit masat e sigurisë
SKANDAL/ Ujrat e zeza të Sarandës derdhen në lumin Bistricë »
Article Logic
Execution time: 0.012387990951538
array(1) { ["section"]=> string(86) "trafiku-i-armeve-ne-rinas-policia-arreston-32-vjecarin-ne-kerkim-nje-tjeter-emri-90268" }