Trafiku i drogës, dënohen 3 shqiptarët në Angli (emrat dhe vitet e dënimit)

Publikuar tek: bota, më 16:30 05-08-2016 Trafiku i drogës, dënohen 3 shqiptarët në Angli (emrat dhe vitet e dënimit)

Tre shtetas shqiptarë janë dënuar në Angli, për drogë dhe vepra të armëve të zjarrit.

Të akuzuarit, Arbër Beqaj, 24 vjeç, Ndriçim Musaj, 24 vjeç dhe Tristen Asllani, 29 vjeç, u deklaruan fajtorë nga Gjykata Kingston Crown për “tregtim të lëndëve narkotike”. Njëri prej tyre, Asllani deklarohet fajtor edhe për “armëmbajtje pa leje”.

Beqaj dënohet me 8 vite burg, Musaj me 9 vite burg ndërsa Asllani me 24 vite burg.

Gjatë operacionit, të hënën, më 25 janar, dedektivët panë Asllanin duke i dorëzuar një valixhe Beqaj-t në të cilën u gjetën më vonë rreth 12kg kokainë në  Avenue Road në Crouch End.

Por Beqaj u largua në një taksi me Musajn.

Zyrtarët e ndaluan taksinë dhe gjetën kështu drogën. Beqaj dhe Musaj u arrestuan si të dyshuar për veprat penale të drogës.

Ndërkohë, Asllani kishte marrë një valixhe dhe një çantë shpine nga një adresë në Avenue Road dhe adresën e ka lënë në një automjet.

Kur oficerët i bënë shenjë Asllanit, për të ndaluar automjetin që ai u kthye me shpejtësi, duke u përplasur në fund në një ndërtesë në Park Road, N8.

Qentë e policisë e gjetën Asllanin të fshehur në afërsi të skenës së aksidentit. Ai u arrestua dhe 21kg të tjera kokaine u gjetën.

Por në adresën e gjetur në automjetin e Asllanit,  policia gjeti edhe 16.5 kg kanabis si edhe një mitraloz Skorpion të pajisur me silenciator.

Detektivi Constable Raines, nga Specialistët e Krimit të Met dhe nga Komanda e Operacioneve, tha: "Ky rrjet po tregtonte sasi të droge në Britani".

Droga e kapur në këtë rast kishte një vlerë të parashikuar deri në 6.4million paund.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sërish sulme në Indi, rebelët vrasin 13 persona
Nëse nuk mund t’i nuhasni këto aroma, mund të keni vetëm 5 vite jetë të mbetura »
Article Logic
Execution time: 0.012290000915527
array(1) { ["section"]=> string(78) "trafiku-i-droges-denohen-3-shqiptaret-ne-angli-emrat-dhe-vitet-e-denimit-48878" }