Trafiku i qenieve njerëzore, DASH raport vjetor: Shqipëria ende në nivel të dytë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:13 20-06-2019 Trafiku i qenieve njerëzore, DASH raport vjetor: Shqipëria ende në nivel të dytë

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar ditën e sotme raportin vjetor për trafikun e qenieve njerëzore dhe e klasifikon përsëri Shqipërinë si vend të nivelit të dytë.

DASH deklaron se qeveria shqiptare nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për këtë qëllim.

‘Qeveria përgjithësisht demonstroi përpjekje në rritje në krahasim me periudhën e mëparshme, por në disa aspekte kyçe nuk përmbushi standardet minimale’, thuhet në raport, teksa theksohet se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat vendase dhe të huaja në Shqipëri, si dhe viktimat nga Shqipëria jashtë vendit.

Sipas DASH, objekt i trafikimit seksual dhe punës së detyruar brenda vendit janë kryesisht gra dhe fëmijë, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Raporti thotë se qeveria i shtoi përpjekjet për parandalimin e trafikimit me anë të planit kombëtar të veprimit në përiudhën 2018-2020, pasi hetoi, ndoqi penalisht dhe ngriti më tepër akuza duke ulur nivelin në katër vite.

Për të mashtruar të rinjtë, trafikantët bëjnë premtime të rreme siç janë martesa dhe ofertat e punësimit, por femrat i përdorin për trafikim seksual, ndërsa fëmijët i detyrojnë të lypin ose të bëjnë punë të tjera si shitja e kukullave apo artikujve të tjerë.

FD4484DF-48CA-4A2E-9BF2-40DF65EC8C04_w1023_r1_s-770x433.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025202989578247
array(1) { ["section"]=> string(85) "trafiku-i-qenieve-njerezore-dash-raport-vjetor-shqiperia-ende-ne-nivel-te-dyte-169038" }