Trafikuan 15 vjeçaren në Itali, arrestohen 3 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 22:15 02-03-2015 Trafikuan 15 vjeçaren në Itali, arrestohen 3 persona

3 persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, për shkak se akuzohen se kanë trafikuar drejt Italise një vajzë minorene.

Si rezultat i operacionit “Modelja” është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve :

* Klajdi (Lulezim ) ÇELA , 25 vjeç, lindur dhe banues në Poliçan Berat.

* Besnik STOLLA , 25 vjeç, banues në Poliçan, Berat.

* Sotiraq Dhima, 55 vjeç, banues në Korçë, i dënuar dy herë më parë, në vitin 2001 e 2004 për veprat penale ”Fallsifikim dokumentash” dhe “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit L.M, 48 vjeç, lindur dhe banues në Poliçan,Berat, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Arrestimi i këtyre personave është bërë pas një hetimi disa mujor, ku ka rezultaur se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë trafikuar jashtë vendit një shtetase minorene 15 vjeçe nga Berati.

Dyshohet se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë rekrutuar edhe vajza të tjera minorene me premtimin për t’i bërë modele jashtë shtetit, kryesisht në Itali. Vajzat përzgjidheshin nga vende të thella të vendit.

Akuza që rëndon mbi këta persona është “Trafikim të të miturve, për shfrytëzim prostitucioni”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shenasi Rama-Ambasadorit Lu: Mos u përzie me punët e parisë së Tiranës
Prangosen tutoret femra, e kishin kthyer lokalin në shtëpi publike »
Article Logic
Execution time: 0.014135122299194
array(1) { ["section"]=> string(56) "trafikuan-15-vjecaren-ne-itali-arrestohen-3-persona-4823" }