Tragjedi e dyfishtë në familje/ Ra pre e mashtrimit, 12 vjeçarja sjell në jetë fëmijën e sëmurë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:15 10-04-2017 Tragjedi e dyfishtë në familje/ Ra pre e mashtrimit, 12 vjeçarja sjell në jetë fëmijën e sëmurë

12 vjeçarja nga Kavaja  ra pre e një mashtrimi dhe solli në jetë fëmijën e sëmurë. Kjo është tragjedia në familjen e të resë, së cilës i është dashur të përballet me vështirësi të shumta.  

Sot është 14 vjeç, por dy vite më parë u gënjye nga një djalë 4 vite më i madh, ngeli shtatzënë, lindi fëmijën, u braktis nga i dashuri ndërsa foshnja ka probleme të rënda shëndetësore.

Nëna e re, B.O Kavaja ishte vetëm 12 vjeçe kur brenda barkut të saj një qenie filloi të merrte jetë, ndërsa një 16 vjeçar me anë të rrjeteve sociale ka arritur të takohet me vajzën dhe të abuzojë me të.

Emisioni “Me zemrë të hapur” sjell historinë e 12 vjeçares e cila iku nga shtëpia sapo mori vesh që ishte shtatzënë, sepse frika nga prindërit ishte e madhe dhe u nis drejt djalit që e kishte gënjyer duke nisur një bashkëjetesë me të. Por, kushtet ku ata jetojnë janë ekstremisht të varfra, prandaj edhe është kthyer bashkë me foshnjë e porsalindur pranë gjirit familjar.

Sot B.O. është rreth 14 vjeçe dhe fëmija i saj është dy muajsh. Por është e goditur nga një tragjedi tjetër pas lindjes së fëmijës, sepse foshnja ka lindur me probleme në zemër dhe me autizëm, kështu jeta e saj nuk është shumë e gjatë dhe mundësitë financiare për t’i bërë një operacion që bebja të mund të jetojë nuk ekzistojnë në familjen e vajzës as atë të babait.

E ëma e 14-vjeçares, Shqiponja Osmani, tha për vajzën e saj: “Ka qenë një fëmijë shembullor që nga klasa e parë dhe deri sa e ndërpreu shkollën. Megjithatë jemi rritur në një lagje që nuk ka qenë e përshtatshme për të rritur një fëmijë të shëndoshë. E mbaja vajzën brenda që të lexonte dhe prandaj arriti të bëhej ekselence, por nuk ja fal vetes për këtë tragjedi që i ndodhi në moshën më delikate. Unë dilja të shisja me tim shoq, por gjithsesi nuk e kemi lënë pas as vajzën. Im shoq më thoshte që të kontrolloja vajzën se po rrinte në Facebook, por nuk ma merrte mendje se çfarë po i ndodhte, sepse kjo nuk më tregonte gjë”, përfundoi e ëma për emisionin “Me Zemër të Hapur”.

Sot apeli i vajzës 14­ vjeçarje është: Më ndihmoni ta shpëtoj fëmijën e sëmurë, i ati më braktisi!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atentati në Vlorë, zbardhen detajet e "errëta" për të shkuarën e viktimës: Ishte trafikant droge
Shpërthen bombola e gazit, zjarr në fast- food te "Rruga e Elbasanit" »
Article Logic
Execution time: 0.011399984359741
array(1) { ["section"]=> string(99) "tragjedi-e-dyfishte-ne-familje-ra-pre-e-mashtrimit-12-vjecarja-sjell-ne-jete-femijen-e-semure-74694" }