Mbëmjen e sotme rreth orës 18:00, i biri ka gjetur pa shenja jete shtetasen me iniciale L.M, rreth 70 vjeçe, nga fshati Çerenec i Epërm, Bulqizë.
Pas njoftimit nga familjarë, menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor. Dyshohet se ishte vetvarur me litar në kasollen e bagëtive dhe është konstatuar nga djali i saj.
Burime nga policia bëjnë me dije se nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetvarjes në litar, raporton newsbomb.al.
Eksperti mjeko- ligjor gjatë kqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetvarja në litar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. /Newsbomb.al/