Tragjedi në familjen Koçi, babai s’përballon dot vdekjen e vajzës, pret damarët mbi varrin e saj në Tufinë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:59 12-04-2017 Tragjedi në familjen Koçi, babai s’përballon dot vdekjen e vajzës, pret damarët mbi varrin e saj në Tufinë

Akti i ndërmarrë nga babai i 19-vjeçares së ndjerë, për pak do kthehej në një tragjedi të dyfishtë në familjen Koçi. Babai s’ka përballuar dot vdekjen e vajzës dhe ka prerë damarët mbi varrin e saj në Tufinë.

Shyqyri Koçi,  63-­vjeç i dëshpëruar nga humbja ka shkuar në varreza dhe me një thikë të vogël ka prerë damarët.

Qytetarët, të cilët e kanë gjetur të shtrirë Koçin, e kanë transportuar për në spital. Dhe fatmirësisht ndodhte jashtë rrezikut për jetën.

 “Jeta ime nuk ka kuptim pa vajzën. Më herët më kanë vdekur edhe prindërit. Ata ishin gjithshka për mua prandaj doja të largohesha”, është shprehur Koçi i pyetur nga policia, sipas së cilës ishte i dehur në momentin që e kreu një veprim të tillë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkia Tiranë surprizon të rinjtë e Saukut, u dhuron atë çfarë kishte munguar prej kohësh
OSHEE jep njoftimin e rëndësishëm: Nesër pa drita kjo zonë e Tiranës (ARSYEJA) »
Article Logic
Execution time: 0.012869119644165
array(1) { ["section"]=> string(110) "tragjedi-ne-familjen-koci-babai-s-perballon-dot-vdekjen-e-vajzes-pret-damaret-mbi-varrin-e-saj-ne-tufine-74939" }