TRAGJEDI në familjen shqiptare, babë e bir humbin jetën brenda 3 ditëve pas infektimit me Covid-19

Publikuar tek: rajon, më 17:20 25-01-2021 TRAGJEDI në familjen shqiptare, babë e bir humbin jetën brenda 3 ditëve pas infektimit me Covid-19

Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Lipjan të Kosovës.

Fatkeqësisht, tre ditë pas varrimit të babait, që humbi jetën nga koronavirusi, ka ndërruar jetë edhe djali i tij 29-vjeçar.

Mediat kosovare raportojnë se ai kishte edhe probleme tjera shëndetësore, ndërsa bashkë me të atin kishin rezultuar pozitiv me koronavirus.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, Agim Krasniqi, ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast.

“Zyrtarisht ne nuk kemi informacione për viktimat. Por 29-vjeçari ka vdekur dhe është varrosur sot. Ai ka qenë duke u trajtuar, ndërsa para 3 ditëve ka vdekur edhe babai i tij. Edhe ai ishte i infektuar”,- ka thënë drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, Agim Krasniqi.

Ditën e sotme u raportuan 10 viktima nga koronavirusi dhe 311 raste të reja në 24 orët e fundit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar, në 24 orë raportohen 311 raste të reja
Lajmi i mirë për Rajonin: Maqedonia dhe Greqia regjistrojnë shifra të ulëta të Covid-19 »
Article Logic
Execution time: 0.019497871398926
array(1) { ["section"]=> string(90) "tragjedi-ne-familjen-shqiptare-babe-e-bir-humbin-jeten-brenda-3-diteve-nga-covid-19-236346" }