TRAGJEDI në familjen shqiptare në Greqi, përfshihet nga FLAKËT banesa, tezja shpëton dy fëmijët, HUMB jetën 16-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 14:34 01-12-2020 TRAGJEDI në familjen shqiptare në Greqi, përfshihet nga FLAKËT banesa, tezja shpëton dy fëmijët, HUMB jetën 16-vjeçari Foto nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi, ku ka humbur jetën një 16-vjeçar.

Mediat greke bëjnë me dije se ka rënë zjarr në një shtëpi ku jetonin shqiptarët rreth orës 11:00, dhe se në shtëpi ndodheshin vetëm 3 fëmijët e mitur.

Nëna dje kishte udhëtuar për në Shqipëri, ndërsa babai ishte në punë.

Për fëmijët kujdesej tezja, por që atë moment kishte dalë nga shtëpia. Ka qenë mbesa 13-vjeçe e cila ka njoftuar tezen se në banesë kishte rënë flakë.

Në moment ajo u thye në banesë dhe u fut në mes të flakëve për të shpëtuar nipërit dhe mbesën.

Ajo arriti të shpëtonte mbesën 13-vjeçare dhe nipin 6-vjeç, fatkeqsisht nuk arriti të mbijetonte djali tjetër 16-vjeç, i cili kishte kishte probleme me lëvizjen.

Shkaqet e zjarrit pritet të hetohen nga Departamenti Hetimor i Shërbimit Zjarrfikës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pandemia, negociatat dhe ekonomia; Edi Rama intervistë për revistën e njohur ndërkombëtare Forbes: Jam politikan rastësor, për kryeministër s’kisha ambicie
Qytetarët të pabindur/ Në 4 ditë gjobiten 1552 persona pa maskë, 16 vetë po lëviznin pas orës 22:00 »
Article Logic
Execution time: 0.010303974151611
array(1) { ["section"]=> string(122) "tragjedi-ne-familjen-shqiptare-ne-greqi-perfshihet-nga-flaket-banesa-tezja-shpeton-dy-femijet-humb-jeten-16-vjecari-229781" }