Tragjedi në Gjermani/ Shqiptarja azilante rrëfen momentin si humbi djalin 9 vjeç, e akuzojnë për vrasje

Publikuar tek: aktualitet, më 07:44 21-08-2015 Tragjedi në Gjermani/ Shqiptarja azilante rrëfen momentin si humbi djalin 9 vjeç, e akuzojnë për vrasje Djali i Nuhajt, në foto

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në Gjermani, me një shqiptare që kishte shkuar për të kërkuar azil. Ajo humbet djalin e saj të vetëm, 9 vjeç, i cili ishte duke u larë në një pishinë. Pas kësaj 38-vjeçarja akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

Afërdita Nuhaj nga Fieri kishte shkuar në Gjermani më 12 prill , por fatkeqësisht aty humbi djalin e saj.

38-vjeçarja ka qëndruar me djalin e saj për disa javë në një kamp në qytetin Spyer.

“Në 5 qershor vendosa me djalin të shkonim në pishinat publike në qytetin ku rrinim, në Spyer. Hyrja ishte 10 eruo. Një punonjës I stafit të pishiniave publike na pororsiti që të mos përdornim alkool, birra.Teksa bëmë gati shezlonget, djali u zhvesh e donte të lahej në pishinë. Unë i thashë që të hante diçka pastaj të lahej. Teksa isha duke I bërë ushqimin gati ai iku. Pishinën e fëmijëve e kisha vetëm 5-6 metra larg. Pas 10 minutash dëgjova se po ulërinin njerëzit.

Djali rrinte I mbytur mbi ujë, në pishinën e të rriturve, që ishte ngjitur me atë të të miturve. Një doktoreshë me origjinë kosovare më ndihmoi. E nxorëm djalin nga pishina. Kërkuam ndihmë nga personeli I pishinave publike, nuk na afroi askush. Pas afro 15 minutash erdhi një helikopter dhe e mori djalin dhe e çuan në Montein. Aty qëndroi për 12 ditë në koma’’, rrëfen për ‘’Gazeta Shqiptare’’, Nuhaj.

Pas 12 ditësh ajo tregon se djali ndërroi jetë. Por më pas i erdhi një shkresë nga gjykata ku I thuhej se akuzohej për vrasjen e djalit.

“Nuk mjaftoi ajo që më ndodhi në një ambient publik, ku nuk kishte as ndihmë të shpejtë, as kamera survejuese, por ata më akuzojnë mua për vrasje nga pakujdesia. Ku ta di unë që djali im ka qenë te pishina e të rriturve për të parë dhe nuk e kanë shtyrë, pasi aty kishte shumë fëmijë adoleshentë, të cilët e shikonin djalin tim mbi ujë e nuk bënin asgjë..Kam takuar shumë avokatë, por askush s’e merr përsipër çështjen, pasi ka të bëjë me ambiente publike shtetërore’’, përfundon nëna që humbi birin e saj.

LEXO EDHE:TRAGJEDIA NE GJERMANI, AZILANTEN SHQIPTARE E SHTYP TRENI DHE I FEJUARI NE GJENDJE TE RENDE

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U hodh nga kati i pestë i pallatit në kryeqytet, viktima prej tre ditësh i paidentifikuar (Video)
Adoleshentja shqiptare njihet në ‘’Facebook’’ me përdhunuesin dhe shokun e tij, seks në grup gjithë natën »
Article Logic
Execution time: 0.012058973312378
array(1) { ["section"]=> string(107) "tragjedi-ne-gjermani-shqiptarja-azilante-rrefen-momentin-si-humbi-djalin-9-vjec-e-akuzojne-per-vrasje-18854" }