Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër ku një makinë tip 'Ford' me targa AA 928 MD ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe një tjetër është plagosur rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Grapsh dhe mësohet se viktimat me iniciale A.N, 30 vjeç dhe G.Sh janë njëri nga fshati Zenelaj dhe tjetri nga fashti Plesati të Gjirokatrës. Ndërkohë i plagosuri me iniciale L.N është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ende janë të paqarta shkaqet e aksidentit, por policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.