Tragjedi në ishullin grek: Dy fëmijë mes viktimave të tërmetit, i zuri poshtë muri teksa ktheheshin nga shkolla

Publikuar tek: rajon, më 16:50 30-10-2020 Tragjedi në ishullin grek: Dy fëmijë mes viktimave të tërmetit, i zuri poshtë muri teksa ktheheshin nga shkolla Ndërtesa të shembura në ishullin Samos

Dy fëmijë kanë humbur jetën në ishullin grek të Samos, vetëm 19 kilometra nga epiqendra e tërmetit shkatërrues.

Mediat greke bëjnë me dije se fëmijët, një vajzë dhe një djalë të moshës 16 dhe 17-vjeç, po ktheheshin nga shkolla kur i ka zënë poshtë një mur që është shembur nga lëkundjet e forta.

Kryebashkiaku i Samos tha se shumë ndërtesa janë shembur dhe të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur.

Sakaq, në Izmir të Turqisë është shënuar numri më i lartë i viktimave, deri tani 6 persona raportohet se kanë humbur jetën dhe 202 kanë mbetur të plagosur.

Kërkimet për shpëtimin e të bllokuarve nën rrënoja janë duke vijuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paralajmërimi sizmologut grek: Me shumë gjasë është tërmeti kryesor, do të ketë lëkundje të tjera…
»
Article Logic
Execution time: 0.010388851165771
array(1) { ["section"]=> string(116) "tragjedi-ne-ishullin-grek-dy-femije-mes-viktimave-te-termetit-i-zuri-poshte-muri-teksa-ktheheshin-nga-shkolla-225810" }