TRAGJEDI në Korçë, humbin jetën nga COVID çifti i bashkëshortëve

Publikuar tek: aktualitet, më 12:20 25-11-2020 TRAGJEDI në Korçë, humbin jetën nga COVID çifti i bashkëshortëve Foto ilustruese

Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Korçë, ku kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh për shkak të Covid-19.

Bëhet me dije se çifti ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme. Ata prej më shumë se dy javësh ishin të prekur nga Covid-19 dhe se prej disa ditësh ishin futur në intubim në spitalin e Korçës, pasi gjendje e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar.

Kujtojmë që situata në vendin tonë është e rënduar dhe prej disa ditësh janë shënuar shifra rekord viktimash dhe të infektuarish.

Deri më tani 735 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 34.300.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të shtëna me armë zjarri në Elbasan pranë stadiumit, qëllohet me breshëri drejt makinës në lëvizje, ka të plagosur (FOTO - VIDEO)
U infektua me Covid-19, Imzot George Frendo del nga spitali në Itali, karantinohet në Kuvendin Françeskan »
Article Logic
Execution time: 0.010178089141846
array(1) { ["section"]=> string(70) "tragjedi-ne-korce-humbin-jeten-nga-covid-cifti-i-bashkeshorteve-229053" }