Tragjedi në Mesdhe, dyshohet për më shumë se 200 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 22:39 23-03-2017 Tragjedi në Mesdhe, dyshohet për më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 refugjatë dyshohet të kenë humbur jetën pas përmbytjes së dy varkave gjatë tentativës për të arritur brigjet europiane.

Forcat detare spanjolle thanë se kanë gjetur 5 trupa të pajetë pranë dy varkave të mbytura, disa kilometra larg brigjeve libiane. Sipas njoftimit për shtyp, çdo varkë mbante të paktën 100 persona.

Pesë trupat e pajetë të nxjerrë nga deti i përkasin djemve të moshës së re dhe shkaku i vdekjes duket të jetë mbytja.

Lajmi u konfirmua edhe nga roja bregdetare italiane, sipas të cilëve dyshohet të jenë mbytur rreth 240 emigrantë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093779563903809
array(1) { ["section"]=> string(63) "tragjedi-ne-mesdhe-dyshohet-per-me-shume-se-200-te-vdekur-72933" }