Tragjedi në Mesdhe, mbytet anija me 500 refugjatë në bord

Publikuar tek: bota, më 14:59 24-05-2017 Tragjedi në Mesdhe, mbytet anija me 500 refugjatë në bord

Një anije me 500 refugjatë në bord është mbytur në detin Mesdhe, rreth 30 milje larg nga brigjet e Libisë. Përmbytja e anijes ka qenë fatale për 31 persona, trupat e pajetë të të cilëve janë nxjerrë në breg.

Ndërkohë agjencia italiane e lajmeve ANSA, raporton se në ujë ende janë mbi 200 refugjatë, ku një pjesë  e madhe e tyre besohet së kanë ndërruar jetë. Refugjatët kanë qenë duke udhëtuar me një anije të tipit rimorkiator, jashtë kushteve teknike. Të dhënat paraprake bëjnë më dije se mbytja e anijes mund të ketë ardhur si pasojë  e numrit të lartë të refugjatëve në bordin e e saj.

Mbytja e anijes është pikasur fillimisht nga rojet bregdetare italiane që kanë qenë të parat që nisën operacionet e shpëtimit. Momentalisht janë disa anije shpëtimi në terren dhe helikopterë të ushtrisë italiane. 

ANIJAAAA.jpg

ANIJAAA.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmi terrorist në Britani, si arriti mamaja e Ariana Grandes të shpëtojë nga vdekja mbi 10 fëmijë
iPhone 9 do ketë ekran gjigant e të harkuar »
Article Logic
Execution time: 0.010831832885742
array(1) { ["section"]=> string(62) "tragjedi-ne-mesdhe-mbytet-anija-me-500-refugjate-ne-bord-79812" }