Tragjedi në Milano, dy djem shqiptarë, 17 dhe 23 vjeç, përplasen për vdekje nga treni

Publikuar tek: rajon, më 18:40 25-05-2016 Tragjedi në Milano, dy djem shqiptarë, 17 dhe 23 vjeç, përplasen për vdekje nga treni

Trupat e pajetë të dy djemve të rinj nga Shqipëria janë gjetur ditën e sotme në shinat e trenit në Legnano të Italisë.

Ngjarja e rëndë mendohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërsa trupat e pajetë të dy djemve shqiptarë, 17 dhe 23 vjeç, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publik, janë gjetur mëngjesin e sotëm nga shoferi i një treni në Legnano, provincë e Milanos.

Policia italiane dyshon te pista e vetëvrasjes së dyfishtë pasi nga kqyrja paraprake e trupave të pajetë nuk kanë rezultuar shenja dhune apo tërheqje me forcë. Dokumentet dhe sendet personale janë gjetur në vendngjarje, ndërsa pritet që autopsia të zbardhë nëse ata ishin nën efektin e alkoolit në momentin e tragjedisë. Zbardhja e ngjarjes vështirësohet pasi në vendngjarje nuk ka kamera sigurie.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091719627380371
array(1) { ["section"]=> string(88) "tragjedi-ne-milano-dy-djem-shqiptare-17-dhe-23-vjec-perplasen-per-vdekje-nga-treni-41480" }