Tragjedi në Napoli, përpihet nga krateri i vullkanit familja me 3 anëtarë, shpëton fëmija 7 vjeçar

Publikuar tek: bota, më 17:38 12-09-2017 Tragjedi në Napoli, përpihet nga krateri i vullkanit familja me 3 anëtarë, shpëton fëmija 7 vjeçar

Një tragjedi ka ndodhur në Napoli, ku prindërit dhe djali i tyre 11 vjeçar kanë rënë në kraterin e një vullkani, ndërsa djali i tyre 7-vjeçar ka mundur të mbijetojë, duke qëndruar larg familjarëve.

Fillimisht ka qenë djali 11-vjeçar ai i cili është futur në zonën e ndaluar dhe më pas prindërit kanë shkuar drjet tij për ta shpëtuar. Fatkeqësisht krateri i vullkanit u shemb dhe të tre kanë rënë brenda.

Autoritetet kanë thënë se shkak i vdekjes dyshohet asfiksia nga gazrat e nxehtë, por pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes. Djali tjetër 7-vjeçar qëndroi larg tyre dhe mundi të mbijetonte, ndërsa ishin të qarat e tij që afruan në zonë disa persona të cilët mësuan më pas për tragjedinë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pamje të frikshme të uraganit Irma, qiell i frikshëm, rrugë të përmbytura (VIDEO)
Britania ndez alarmin, mbi 50 shqiptarë të arrestuar çdo javë »
Article Logic
Execution time: 0.010753154754639
array(1) { ["section"]=> string(102) "tragjedi-ne-napoli-perpihet-nga-krateri-i-vullkanit-familja-me-3-anetare-shpeton-femija-7-vjecar-92105" }