Tragjedi në SHBA, ekzekutohen 7 anëtarët e një familjeje, 5 të moshuar dhe 2 fëmijë

Publikuar tek: bota, më 19:04 22-04-2016 Tragjedi në SHBA, ekzekutohen 7 anëtarët e një familjeje, 5 të moshuar dhe 2 fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Pike të Ohios në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shtatë persona që besohet se i përkasin të njëjtës familje janë gjetur të vrarë në tre apartamente të ndryshme.

Sipas deklaratës së fundit nga policia të shtatë viktimat, 5 të moshuar dhe dy fëmjë, që i përkasin së njëjtës familje, janë ekzekutuar në tre apartamente të ndryshme.

Ngjarja është e mbuluar nga misteri, ndërsa policia është shprehur se hetimi ndodhet ende në fazat e para. Pritet që së shpejti të përcaktohet motive i ngjarjes, të identifikohen viktimat dhe përcaktohet nëse autori është mes të viktimave apo ndodhet në arrati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01225209236145
array(1) { ["section"]=> string(87) "tragjedi-ne-shba-ekzekutohen-7-anetaret-e-nje-familjeje-5-te-moshuar-dhe-2-femije-38398" }